Ka nisur procesi i rinumërimit për 94 kutitë e KZAZ të qarkut të Elbasanit, bëhet fjalë për KZAZ e Gramshit dhe Peqinit.
Procesi po kryhet në pallatin e sportit Fahrije Hoti, ndërsa gazetari Ergys Gjençaj raporton se nuk bëhet fjalë për një rinumërim të mirëfilltë, pasi po kryhet kqyrje e vlerësim i fletëve të votimit të kërkuar nga PD.
Pritet të shihet nëse janë të vërteta pretendimet e Partisë Demokratike në lidhje me ekzistencën e “Trenit bullgar” në këtë qark.
Puna për mbarëvajtjen e procesit është organizuar në 24 tavolina ku vlerësimi po kryhet nga administrata e KQZ, saktësisht janë angazhuar 64 punonjës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.