Prapaskenat e firmës me Inzaghin, drejtori i Al Hilal: Akordi, para finales së Champions

Simone Inzaghi u zyrtarizua si trajner i Al Hilal, menjëherë pas humbjes së Interit në finalen e Champions League.

Drejtori ekzekutiv i klubit arab, Esteve Calzada, për BBC ka treguar prapaskena mjaft interesante.

“Gjithçka ishte vendosur më parë. Nuk firmosëm para finales, sepse Inzaghi na kërkoi të prisnim për shkak të respektit. Mund të duket si diçka e papritur, por ishte rezultat i punës së palodhur. Inzaghi kishte një ndeshje shumë të rëndësishme dhe na kërkoi ta linim gjithçka pas finales.

Sezonin që u mbyll u renditëm të dytët, një rezultat që nuk shkon me ambiciet tona. Ajo që presim nga trajneri i ri është që të rikthehemi te titulli kampion”, tha ai.

“Në Botërorin e Klubeve vijmë për të testuar nivelin tonë. Nuk jemi këtu për të shkëmbyer fanellat me lojtarët e Real Madrid. Kemi një ekip të talentuar, një trajner me famë botërore dhe vijmë në këtë turne me ambicie të mëdha.

Ne synojmë lojtarë të mëdhenj. Jemi shumë ambiciozë, por shohim edhe dëshirën e lojtarëve. Jemi munduar t’iu tregojmë lojtarëve dhe agjentëve, se ne jemi sauditë, por nuk shtypim para. Ndonjëherë i braktisim negociatat sepse duam që lojtarët të jenë të etur për sukses dhe jo vetëm për para”, deklaroi Calzada.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×