Pritej vetëm firma, Daku lë “pezull” Zenit, zbulohet shkaku

Ishte thuajse e kryer, priteshin vetëm vizitat mjekësore për të hedhur firmën mbi kontratë, por në mënyrë të papritur, transferimi i Mirlid Dakut tek ekipi i Zenit Shën Petersburg është në prag dështimi. Rubin Kazan, klubi që ka në pronësi kartonin e tij, kishte gjetur akordin total me gjigandët e Zenit, një marrëveshje nga ku Rubin Kazan do të përfitonte në total afro 8 milionë euro, përfshi këtu bonuse të ndryshme. Gjithashtu, edhe vetë “bomberi” kuqezi kishte dhënë pëlqimin e tij për një transferim te Zenit, por në fund, kërkesat e lojtarit kanë bërë që transferimi i tij të mbetet pezull.

Daku 2
Daku 2

Sipas mediave në Rusi, klubi i Zenit ishte gati t’i ofronte lojtarit afro 2,2 milionë euro, por kjo ofertë e tyre është hedhur poshtë nga përfaqësues të lojtarit të cilët kërkojnë 3 milionë euro në sezon. Kjo diferencë mes ofertë dhe kërkesës ka bërë që transferimi i tij të mos realizohet, të paktën për momentin, deri në pritje të një oferte të re. Daku është një emër që qarkullon fuqishëm në Rusi pasi mbylli një tjetër sezon si protagonist kryesor ku në 29 ndeshje realizoi 15 gola dhe dhuroi 6 asiste, sulmuesi i dytë me rendimentin më të mirë në Rusi.

Shifrat dhe paraqitjet e tij kanë ngjallur interesim edhe jashtë Rusi, pasi për të interesohet edhe ekipi i Beshiktash. Kujtojmë që Daku ka një kontratë deri në 2026, për këtë arsye ekipi i Rubin Kazan kërkohet ta shesh këtë verë për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×