Rreth 9 muaj në qeli/ Kërkon lirinë me kusht, sot në Gjykatën e Fierit seancë për Ervin Salianjin

Sot në orën 13:00, në Gjykatën e Fierit do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu.

Salianji kërkon përfitimin nga kjo masë, duke argumentuar se ka ezauruar 2/3 e dënimit, pasi ndodhet në qeli që prej tetorit 2024. Ai është dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, në lidhje me publikimin e një audio-përgjimi në vitin 2018, ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin në mars të këtij viti, duke lënë në fuqi vendimin. Edhe një kërkesë për pezullimin e dënimit e bërë në tetor 2024, ishte refuzuar më parë.

Salianji e ka konsideruar çështjen si një proces të montuar politik kundër tij.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×