Trump merr një surprizë nga Cristiano Ronaldo gjatë samitit G7

Një moment i pazakontë por plot simbolikë ndodhi gjatë samitit të Grupit të Shtatë (G7), kur presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i dorëzoi presidentit amerikan Donald Trump një fanellë të ekipit kombëtar të Portugalisë, me numrin ikonik 7 dhe të firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo.

Takimi mes dy liderëve ndodhi gjatë një sesioni privat në Kananaskis të Albertës, ku Costa, në rolin e tij të ri si përfaqësues i Bashkimit Europian – solli një dhuratë me mesazh të veçantë:

“Për Presidentin Donald J. Trump! Luajmë për paqe”, shkruhej në fanellën e Ronaldos.

Costa e lexoi me zë të lartë dedikimin përpara se t’ia dorëzonte fanellën Trump-it, i cili u duk i kënaqur me gjestin dhe reagoi me një buzëqeshje duke thënë:

“Më pëlqen. Luajmë për paqe.”

Ky gjest i thjeshtë por domethënës u përshëndet si një moment simbolik, që lidh sportin, diplomacinë dhe dëshirën për bashkëpunim ndërkombëtar në një periudhë të trazuar globale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×