VIDEO/ Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit përhapet me shpejtësi, situata bëhet alarmante

Zjarri që u shfaq sot rreth orës 14:00 në zonën e Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet dhe ka marrë përmasa alarmante.

Brenda pak orësh, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor me pisha duke rrezikuar rëndë ekosistemin e parkut të gjelbër të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon intensivisht për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes më tej të flakëve.

Terreni i thyer, temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën.Banorëve u bëhet thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë për përballimin e emergjencës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×