Vijon dëshmia e Erion Alibej në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan të eliminonin vëllanë e Talo Çelës. Vrasjen e Emiliano Ramazanit donim “t’ia ngecnim”…

Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alibej ka dëshmaur në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo CCelës, ku ka bërë me dije se Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj u angazhuan për të eliminuar.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.
E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.
U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×