“Tak Fak” ka numëruar dhe dokumentuar çdo gropë të madhe në dy rrugë periferike të Tiranës. Dhe rezultati është alarmant: kryeqyteti është kthyer në një gropash, ku çdo kthesë të pret me rrezik.
Rrugët problematike në Tiranë janë: “Pjetër Budi”, “Pasho Hysa”, ku janë gjithsej 19-21 gropa të mëdha.
Të pyetur nga “Tak Fak”, drejtuesit e automjeteve thonë se gominat shkatërrohen më shpesh e duhet të ndërrohen gati cdo javë.
“Unë kam ardhur nga Gjermania dhe sa herë vij e shoh rrugën keq e më keq”, thotë një qytetar që banon në rrugën “Pjetër Budi”.
E njëjta situatë dhe në rrugën “Pasho Hysa” cka sjell dhe acarim tek qytetarët që thonë se duhet ndërhyrë urgjent në këto zona ku gropat “po grijnë” makinat cdo ditë.