Historia mes politizimit e varësisë/ Milo: Në shkolla jepet në mënyrë të papërgjegjshme

Nga plagjiaturat te nacionalizmi e keqinforimimi, ishin problemet e cekura nga historiani Paskal Milo, në një tryezë të rrumbullakët me temë “Studimet shqiptare sot: sfida dhe probleme”. Takimi i mbajtur në Akademinë e Shkencave bashkoi akademikë, ministrinë e arsimit dhe drejtorinë e kurrikulave dhe kualifikimit, së cilës duket se ju drejtua mesazhi i Milos.

“Jo vetëm historia botërore, por edhe historia e Shqipërisë jepet në shkollën e mesme, në mënyrë fakultative, me zgjedhje. Pra historia, që është nja nga lëndët kryesore të formimit qytetar, të edukimit kombëtar, të përgatitjes së brezave të rinj, jepet në mënyrë të tillë, që do ta quaja të papërgjegjshme”, tha Milo.

Sa i takon problemeve që studimet kanë bartur nga e shkuara, foli historiani, Ferit Duka.

“Gjithçka nga e kaluara, duke filluar sidomos nga lufta nacionalçlirimtare, që i shërbente legjitimimit të regjimit komunist dhe fuqizimit të kultit të diktatorit, ishte kthyer në një mit. Paraqitja në përmasa legjendare e luftës, hiperbolizimi i rolit të partisë komuniste, dhe të udhëheqësit shqiptar në të, mburrja e socializmit shqiptar, si i vetmi variant i suksesshëm dhe shpëtimtar në të gjithë botën, ishin disa nga rastet flagrante, të mitologjizimit të histoririografisë”, tha Duka.

Sfidat megjithatë, mbeten ende po aty, te politizimi.

“Cilat janë sfidat? Depolitizimi i historisë, për ta ndarë nga përdorimet ideologjike. E dyta, përmirësim metodologjik me përdorimin e qasjeve të reja dhe me burime sa më alternative. E treta , ndërtimi i një brezi të ri historianësh, me mbështetej e kushte për një kërkim të pavarur shkencor”, tha studiuesi Gezim Hoxha, perfaqesues i Akademise se Shkencave.
Nga fjalët e pjesëmarrësve, duket se sfidë mbetet balanca mes një kërkimi të pavarur dhe përcjelljes së këtyre teksteve të lira, te brezi i ri nga historianë të ri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×