INTERVISTA/ Misioni Europë, i mundur”, Tetova: Koha të tregojmë veten në Champions, ju flas për objektivat dhe merkaton (VIDEO)

Egnatia kërkon të lërë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare, teksa në turin e parë paraeleminator të Champions League do të përballet me ekipin nga Islanda, Breidablik.

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Edlir Tetova iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në një intervistë për Sport News në News 24. Direkt nga grumbullimi në Bullgari, Tetova foli për Europën, merkaton dhe natyrisht, pritshmëritë.

 

 

Zgjedhje e veçantë, pse Bullgarinë Tetova, për të zhvilluar fazën përgatitore?

Mendoj se Bullgaria ishte vendi më i përshtatshëm, ky ishte i vendi vend që kishim mundësi për ndeshjet miqësore.

Je i kënaqur nga shorti Tetova, “peshkuat” një ekip islandez, Breindablik, apo mund të shkonte më mirë?

Shorti ka ato emocionet e veta, mendoj se jemi në një short relativisht të mirë. Fundja, kjo është Champions League, jam i kënaqur me shortin.

Nuk është se kemi eksperienca të mira me këta transfertat e ftohta, të largëta, çfarë i druhesh më shumë Tetova?

Mendoj se kanë një ekip të mirë, kanë një ekip me lojtarë me përvojë. Kanë pika të forta në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Doja të veçoja sulmin. Ne do marrim masat tona.

Është e kalueshme kjo sfidë, a është turi i parë në Champions një test real për forcën e Egnatias?

Mendoj se çdo gjë është e hapur, sigurisht që ne do tentojmë. Objektivi jonë është që të kalojmë një tur në Champions. Të shikojmë.

Tetova, një vit më parë presidenti Demrozi u shpreh se pengu i vetëm ishte aventura në Evropë, çfarë do bëni ndryshe këtë vit, çfarë mësimesh keni nxjerr?

Nuk i ngjan sezoni-sezonit. Në vitin e parë nga Ararat jemi eleminuar nga penalltitë. Pengu i vetëm është ndaj Borac. Ekipi i Vikingurit ishte më i mirë se ne. Ne u dobësuam me shitjen e lojtarëve.

Jemi forcat sivjet. Këtë fundjavë presim 2-3 lojtarë. Do tentojmë me gjithë forcën për të kaluar turin.

Pse vuajmë kaq shumë në Evropë, pse jemi kaq të brishtë? Pse dështojmë kaq lehtë?

Unë mendoj se është thjeshtë çështje cikli, që lojtarët nuk janë të bindur në vetvete. Të them të drejtën, nuk kanë ndonjë gjë më shumë se ne. Ekipet e mëdha normale që kanë diferencë, por këto ekipe që militojnë në nivelet tona, mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është thjeshtë çështje besueshmëria.

Ku kërkoni të arrini këtë vit Tetova, cili është objektivi real, më i mundshëm?

E kam thënë që synimi im  personal është të kaloj një tur në Champions League. Pastaj, çdo gjë varet nga shorti, asgjë nuk është në dorën tonë.

Jeni të kënaqur deri në këtë pikë të merkatos, rinovoi Aleksi, Ndreca, u largua Zejnullai, keni afruar një sulmues si Selmani, kemi ndonjë të re, ndonjë afrimin të ri?

Patjetër që jam i kënaqur, jam pak i ç’ekuilibruar me ikjen e Zejnullait.  Jam i lumtur me rinovimet e Aleksit dhe Ndrecës. Ardhja e Selmanit është një vlerë e shtuar, kam dashur ta afroj që në vitin e kaluar.

Çfarë të duhet Tetova, ku ka nevojë ekipi të përforcohet Egnatia?

Do ketë lëvizje në mbrojtje dhe në sulm. Këto dy reparte do kenë nevojë për përmirësim. Me stafin dhe administratën kemi diskutuar që na duhen 20 lojtarë për t’u përballuar sa më mirë në Europë dhe kampionat.

Si po shkojnë përgatitjet?

Mendoj se jemi vetëm në javën e 3-të. Ngarkesat po vijnë drejt maksimales. Duke filluar nga java tjetër, ekipi do vijë në formën optimale për të përballuar Champion e kampionat.

A do ta përmbushësh dëshirën tënde për të kaluar një tur?

Me plot bindje e them se është e arritshme. Pastaj, në futboll mund të ndodhë çdo  gjë. Mendoj se të kemi një strategji ose objektiv, të gjithë për një, një për të gjithë, për të kaluar turin e Champions.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×