Juventus bëhet gati të debutojë në Botërorin për klube teksa bardhezinjtë e drejtuar nga Igo Tudor do të debutojnë në këtë kompeticion në sfidën që do të luhet në orët e para të mëgjesit të së enjtes ndaj Al Ahli. Vetë tekniku kroat në virgjilje të kësaj sfide përsëriti sërish frazën të cilën e pohoi edhe më herët se në këtë Botërori për Klube skuadra e tij nuk është thjesht për të marrë pjesë, por për të fituar”
Igor Tudor, trajneri i Juventusit, është shprehur i motivuar dhe optimist para ndeshjes debutuese të bardhezinjve në Botërorin për Klube kundër Al Ain.
“Me tre përforcime të mira, kjo skuadër bëhet konkurruese.” U shpreh Tudor dhe në fakt kjo frazë ishte edhe titulli kryesor tek të përditshmet italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corrierre dello Sport”, të cilat ditën e sotme i kanë dhënë hapësirën kryesore lëvizjeve në merkato të klubit bardhezi.


Gjithçka te Juventusi sillet rreth të ardhmes së Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb do të përfitojë 12 milionë euro neto në sezon nga 1 korriku, por nuk bën më pjesë në projektin teknik të klubit, pavarësisht vlerësimeve pozitive të Tudor.
Për të zëvendësuar Vlahovic, Juve po shikon disa emra: fillimisht “Zonja e Vjetër” po tenton të mbyllë marrëveshjen me PSG për rinovimin e huazimit të Kolo Muani, por që kjo çështje mbetet ende në diksutim mes dy klubeve.
Viktor Gyökeres (Sporting Lisbonë) është ëndrra e madhe e tifozëve të Juventusit, por shumë i shtrenjtë. Suedezi vlerësohet afro 70 milionë euro nga kampionët porutgezë të Sportingut të Lisbonës dhe për më tepër konkurrenca është tepër e forte për të, aty ku Arsenal duket për momentin një hap përpara bardhezinjve. Emra të tjerë që janë nën vëzhgim nga Juventus janë edhe Victor Osimhen, Jonathan David apo edhe sulmuesi I Strasburg Emmanuel Emegha.