Lojtari i Milanit, Yunus Musah dëshiron transferimin te Napoli.Për disa ditë, mesfushori amerikan ka pritur një telefonatë nga agjenti i tij për të përcaktuar një negociatë që dukej se do të përfundonte brenda pak ditësh, por më pas u bllokua në disa aspekte të rëndësishme.
Mediat bëjnë me dije se negociatat janë ende në vazhdim dhe ekziston vullneti për t’i përfunduar më së miri ato.
Të dy klubet kanë mbetur të vendosura në qëndrimet e tyre pa ndërprerë megjithatë komunikimet edhe falë punës së ndërmjetësit dhe shoqërimit të mesfushorit amerikan. Musah mund të transferohet te Napoli për 25 milionë euro.