Skuadra e Egnatias ka zhvilluar sot një miqësore në Bullgari, ku po zhvillon fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në këtë edicion. Përballë ka qenë një ekip i cili gjithashtu do të luajë në Ligën e Kampioneve, kampionia e Gjeorgjisë, Iberia 1999.
Rrogozhinasit kanë arritur që të barazojnë me shifrat 2-2 këtë takim, që është i rëndësishëm duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit që kanë përballë, një skuadër e cila ishte kthyer në makth në këto vite për Partizanin të cilin e ka eliminuar dy herë nga Europa në 3 edicionet e fundit.
Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Leo Melo si dhe Selmani, një nga afrimet e kësaj vere për ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, i cili pritet t’i japë më shumë alternativa në repartin e avancuar skuadrës kampione në fuqi të Shqipërisë.