Perspektiva evropiane e Shqipërisë/ Zhulali: BE nuk toleron në standardet bazë, anëtarësimi është proces politik, por…

Ekspertja e integrimit dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka analizuar në emisionin “Log.” në News24 perspektivën dhe sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, procesi i integrimit mbetet dinamik dhe i ndikuar nga faktorë politikë, por standardet themelore të BE-së nuk kanë ndryshuar asnjëherë.

“Procesi i anëtarësimit është politik, por nuk është tërësisht i tillë. Ai ka standarde të panegociueshme. BE është krijuar për të bashkuar vendet e Evropës që të mos ketë më luftë – dhe kjo kërkon demokraci, sundim të ligjit dhe ekonomi funksionale tregu”, tha Zhulali.

Sipas saj, edhe pse disa zgjerime të BE-së kanë ndodhur për arsye gjeopolitike, asnjëherë nuk janë komprometuar parimet bazë.

“Standardet nuk janë fleksibël. Në thelb, një vend duhet të jetë demokratik, të ketë aftësi të transformojë legjislacionin dhe të respektojë shtetin ligjor,” theksoi Zhulali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×