Ardit Krymi rinovon kontratën me Vllazninë. Mesfushori do të qëndrojë te kjo skuadër, edhe për dy vite të tjera.
“KF Vlllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin Ardit Krymi do të vijojë edhe për dy vite të tjera. Sa më shumë suksese sëbashku!”- shkruan Vllaznia.
Pas shumë sezonesh te Vllaznia, Krymi luajti edhe në Bjellorusi pak vite më parë, ndërsa më pas nuk hezitoi të rikthehej edhe një herë në Shkodër. Në sezonin e fundit, në kampionat, ai luajti 34 ndeshje.