Shorti Champions League/ Egnatia-n e “tradhëton” fati, nëse kualifikohen në turin e dytë rrogozhinasit sfidojnë polakët e Lech Poznan

Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Një short deri-diku i pranueshëm për kampionët e vendit, duke marrë parasysh se ishin në vazon e jofavoritëve dhe rreziku për të “peshkuar” një kundërshtar edhe më të vështirë, ishte i lartë.

Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik. Në rast se Egnatia kalon në turin e dytë të Championsit kampionët rrogozhinas do të sfidojnë polakët e Lech Poznan, një kundërshtar ky tepër i vështirë për skuadrën e Edlir Tetovës.

Të pafat edhe kampionët e Kosovës, Drita, që nëse kualifkohen në turin e pare, do duhet të sfidojnë gjigandin danez, FC Kopenhagen.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×