Avokati Redon Meksi, i ftuar në Log. në News24, është i bindur se Shqipëria nuk i ka plotësuar standardet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe nëse do të ishin plotësuar, do të hynim kur të donte Europa.
Meksi është kundër anëtarësimit në BE edhe sikur Shqipëria t’i plotësonte standardet që kërkohen, pasi sipas tij, vendi ynë më shumë do të humbte se sa do të fitonte, duke iu referuar ekonomisë.
Redon Meksi: “Nuk i kemi plotësuar standardet. Nëse do t’i kishim plotësuar, mendoj që as do të kishim nevojë të hynim në BE. Ne do të hyjmë në BE kur do të dojë BE.
Nëse flasim për pikat kryesore, drejtësia sot është më keq se kurrë. Nuk janë statistikat progres. Unë do të isha që të kishte referendum, të vendosnin qytetarët nëse duan të hyjnë në BE, gjithnjë nëse do t’i kishim plotësuar standardet. Nëse ne futemi në BE pa i plotësuar standardet, është e sigurtë që ne do të shkatërrohemi si vend. Personalisht jam kundër hyrjes në BE edhe sikur të plotësojmë standardet, sepse më shumë humbim sesa fitojmë.”
()