Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Shqiptar, Arben Shkodra, i ftuar në emisionin Log. në News24, me temën “Shqipëria në Europë, si na sheh Brukseli”, u shpreh se vendi ynë nuk i ka plotësuar standardet për të qenë pjesë e BE-së.
Por Arben Shkodra mendon se ka pasur raste që në BE kanë hyrë vende edhe për arsye gjeopoltike pa i plotësuar disa standarde, por kjo nuk i ka korresponduar Shqipërisë dhe prandaj jemi në këtë situatë.
Arben Shkodra: “Natyrisht, që ne të futemi në një treg super të strukturuar, duhet të jemi brenda disa standardeve, kjo nuk diskutohet. A i kemi patur më përpara? Jo! Por nga ana tjetër, kemi parë shtete të tjera që kanë aksesuar, kanë hyrë në BE edhe pse nuk kanë plotësuar këto standarde. Kjo ka ndodhur për shkak të gjeopolitikës.
Kjo mund të ndodhë edhe tani me ne. A i kemi plotësuar standardet si skandinavët apo si Gjermania? Që të gjithë e dimë që ne nuk i plotësojmë këto standarde, sepse nuk ka të bëjë se si vishemi, janë krejtësisht gjë tjetër. Unë besoj se ka arritur në një pikë që duhet kryer një lloj zgjerimi. Na kanë ndarë ne nga Maqedonia e Veriut, nga Serbia, nga Bosnja dhe nga Kosova, patjetër që po.
Ne nuk i kemi arritur standardet, por nuk kemi qëlluar në vendin dhe kohën e duhur që të jemi një zgjedhje gjeopolitike.”
()