Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb. Në këtë sezon, sulmuesi shqiptar kontriboi për skuadrën në 31 ndeshje, ku realizoi 3 gola dhe dhuroi 3 asiste.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Hoxha pëlqehet në Turqi, por jo vetëm. Për 26-vjeçarin ka sondazhe edhe në Bundesligën 2 në Gjermani.
Nuk përjashtohet mundësia e të dalurit në skenë edhe të ndonjë ekipi surprizë. Hoxha ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në vitin 2027.