Bledi Shkëmbi dhe Tirana kanë ndarë përfundimisht rrugët. Klubi bardheblu dhe trajneri i njohur kanë vendosur që të ndërpresin me konsensus bashkëpunimin, me lajmin që ende nuk është bërë zyrtar.
Tirana kaloi një edicion të vështirë, ku për të shpëtuar sezonin u desh ajo fitore ndaj Pogradecit në finalen për një vend në Superiore.
Në përvojën e dytë te ky klub, Shkëmbi udhëhoqi skuadrën në 15 takime, me ekipin që mori mesatarisht 1.60 pikë për ndeshje.
Tirana nuk do humbasë kohë dhe shumë shpejt do të nisë nga puna për gjetjen e trajnerit të ri, në mënyrë që të ketë gjithë kohën në dispozicion për t’u përgatitur për sezonin e ri.