
Jack Sparrow është larguar nga ujërat e Karaibeve për në korridoret e Spitalit Niño Jesús. Pirati më i famshëm i të gjitha deteve ka “zbarkuar” në Madrid për të surprizuar pacientët e vegjël të këtij spitali pediatrik në kryeqytet.
Aktori është transformuar edhe një herë në këtë personazh, një nga më ikonikët e të gjithë karrierës së tij, për një kauzë shumë të mirë. Kur e panë të shfaqej, fëmijët u mahnitën. Johnny arriti t’u sillte buzëqeshje në fytyrat me karizmën, gjestet dhe truket e tij… përfshirë edhe thesaret e piratëve.
Vetëm pak ditë më parë, e pamë aktorin në Madrid me Penélope Cruz për regjistrimin e Day Drinker. Tani, Johnny Depp, i cili nuk është i përfshirë në një iniciativë të tillë për herë të parë, ka huazuar edhe një herë imazhin e tij për t’u sjellë pak magji të vegjëlve.