Will Smith rrëfen një “jo” që ende i dhemb: Refuzoi “Inception-in” e Nolan!

Ka disa vendime në jetë që ndoshta do të na ndjekin gjithmonë. Për aktorin Will Smith, një prej tyre është refuzimi i një prej filmave më të mëdhenj të dekadës së fundit: “Inception”.

Në një intervistë të fundit për Kiss Xtra, aktori zbuloi diçka që nuk e kishte ndarë më parë me publikun: ai ishte zgjedhja e parë për rolin kryesor në filmin “Inception”, por e refuzoi sepse nuk e kuptoi projektin në atë kohë.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë, por tani mendoj se mund t’i hapemi njëri-tjetrit”, u shpreh Smith me sinqeritet.
“Christopher Nolan ma ofroi, por s’e kuptova. Tani që mendoj për këtë… këta filmat me realitete alternative nuk janë të thjeshtë për t’u përtypur. Po, edhe mua më dhemb ende!”

Roli që ai la pas, shkoi përfundimisht te Leonardo DiCaprio, dhe rezultati… e dimë të gjithë: një film që u bë ikonë e kinemasë moderne dhe një sukses i jashtëzakonshëm për Nolan.

Interesante është që përpara DiCaprios, oferta i ishte bërë edhe Brad Pitt-it – çka do të thotë se rruga drejt protagonistit të “Inception” ka kaluar përmes disa prej emrave më të mëdhenj të Hollywood-it.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Smith ka kthyer shpinën disa filmave të mëdhenj. Ai më parë ka refuzuar edhe “The Matrix” dhe “Django Unchained” – që më vonë u kthyen në fenomene.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×