
Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka surprizuar fansat shqiptarë me një vizitë të papritur në vendin tonë.
I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për disa ditë relaksi dhe pushimi.
Aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant lokal, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.
Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria.