Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për 57 qendrat e votimit të rinumëruar sot në Tiranë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Partisë Socialiste i janë hequr 25 vota, duke cuar rezultatin nga 8261 në 8236 vota, Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i janë hequr 13 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga 9513 vota, i mbeten 9500.
Po sipas të dhënave të KQZ-së, partisë “Mundësia” i shtohen 3 vota duke e cuar rezultatin nga 592 në 595 vota, Lëvizja Bashkë nga rinumërimi i janë hequr 2 vota, duke i lënë një rezultat nga 198 në 196 vota. Koalicionit Euroatlantik i janë shtuar 2 vota, nga 521 në 524 vota.
Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, ku do të numërohen të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ.
Në total janë 1282 qendra votimi dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.