Zyrtarja e BE, Singrid Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri, ne presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në korrik

Shefja e Sektorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Singrid Brettel, pasi dëgjoi të dy delegacionet shqiptare, nga PS dhe PD, në forumin e sotëm në Strasburg, u shpreh se është ende herët për të thën se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri.

Brettel, mes të tjerash vuri theksin se duhet pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR që del në korrik për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Fjala e Brettel:

“Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale

Faleminderit shumë të gjithëve për komentet tuaja. Siç thashë edhe më herët, ne po ndjekim nga afër atë që po ndodh. Aktualisht jemi ende në një periudhë paszgjedhore. Mendoj se është ende pak herët për të nxjerrë të gjitha përfundimet. Ende po vijon edhe rinumërimi në disa pjesë të vendit. Ne presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në korrik. Do ta ndjekim nga afër këtë proces dhe gjithashtu zbatimin e rekomandimeve, përfshirë edhe ato të mëparshmet që janë ende pezull.

Sa i përket lidhjes me negociatat e anëtarësimit, ekziston, si pjesë e pikave të ndërmjetme, një pikë horizontale që ka të bëjë me monitorimin e hartave të rrugës që vendet kanë miratuar, përfshirë edhe atë për funksionimin e institucioneve demokratike. Kështu që duhet të ketë edhe një mekanizëm raportimi për këtë, të cilin ne sigurisht do ta shqyrtojmë dhe vlerësojmë.

Më pas, si pjesë e raportit të vendit, që do të publikohet më vonë gjatë vitit, mendoj se do të kemi edhe më shumë distancë për të parë se çfarë ka ndodhur, përfshirë edhe punën e SPAK, KQZ, dhe Prokurorisë së Përgjithshme – le të themi, grupeve të posaçme të monitorimit. Do të shohim gjithashtu se si është ndjekur më tej ky proces.

Pra, vetëm për të theksuar se jemi shumë të vetëdijshëm, dhe kjo është bërë e qartë edhe deri tani si pjesë e konkluzioneve të para të raportit të OSBE/ODIHR. Natyrisht edhe eurodeputetët që kanë marrë pjesë në misionin vëzhgues e dinë këtë shumë mirë, dhe kjo çështje do të mbetet një prioritet i lartë për ne. Faleminderit.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×