Ndeshja Palmeiras-Al Ahly, e vlefshme për Botërorin e Klubeve u ndërpre përkohësisht.
Në stadiumin MetLife kishte shumë diell dhe temperatura ishte e lartë, me gjyqtarin Taylor që vendosi të ndërpresë përkohësisht ndeshjen në minutën e 61-të për, shkak të një alarmi për motin.
Dy ekipet u larguan nga fusha dhe nëpërmjet një sërë njoftimesh, tifozët u këshilluan që të strehoheshin duke u larguar nga tribunat, për shkak të raportimeve të marra për kushte të pafavorshme të motit në këto orë.
“Për sigurinë tuaj, do të kërkojmë nga të gjithë të largohen nga zona e tribunave dhe të strehohen brenda stadiumit për shkak të motit të rëndë në zonë. Stafi i eventit është i gatshëm t’ju udhëzojë dhe ndihmojë. Ata që ndodhen në fushë, ju lutem ecni qetësisht drejt tunelit më të afërt, Sallës Perëndimore apo në korridorin e shërbimeve.” – shkruhej në njoftim.