Atletico Madrid, trajneri Simeone: PSG na mundi me meritë, tani mendjen te ndeshja tjetër

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone nuk po kërkon justifikime pas humbjes së rëndë kundër PSG-së në debutimin e Kupës së Botës për Klube.

“Ata ishin më të mirë, na mposhtën në lojë dhe në detaje. Në një turne kaq të shkurtër, nuk ka kohë për të menduar shumë: duhet të kalosh menjëherë te kundërshtari tjetër”, tha Cholo në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Seattle Sounders.

Atlético ka dy ndeshje përpara, për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe Simeone e di këtë:

“Konkurrenca na jep ende mundësi, por ne duhet të tregojmë se kush jemi, menjëherë. Seattle është një ekip konkurrues dhe ofensiv, ata e dinë çfarë duan. Ata luajtën një ndeshje të mirë kundër Botafogos dhe mund të kishin barazuar” – tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×