Barça siguron portën, afron Garcian nga Espanyol, tashmë objektivi mbetet Nico Williams

Joan Garcia është zyrtarisht portieri më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka paguar klauzolën e lirimit të lojtarit prej 25 milionë eurosh nga rivalët e qytetit Espanyolm me lojtarin që ka firmosur një kontratë 6-vjeçare deri më 30 qershor 2031.

Ceremonia e prezantimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë e klubit. Portieri 24-vjeçar e nisi karrierën te ekipet Manresa dhe Damm, përpara se të kalonte te Espanyol në moshën 15-vjeçare. Ai ka përfaqësuar kombëtaren spanjolle në të gjitha nivelet e moshave dhe në vitin 2024 fitoi medaljen e artë olimpike.

Sezoni 2023/24 ishte vendimtar për të, pasi u bë titullar i padiskutueshëm te Espanyol dhe e mbylli si portieri me më shumë paraqitje në La Liga. Barcelona e sheh atë si një investim për të tashmen dhe të ardhmen, me besueshmëri të lartë dhe potencial të konsiderueshëm në nivel europian.

Joan Garcia duket se do të luajë për një fanelë titullari këtë sezon me polakun Schezney, ndërsa Ter Stegen ka përfunduar në listen e lojtarëve që duhet të shiten këtë verë nga sulmi.

Me portën tashmë të siguruar, klubi i Laportës do të bëjë të gjitha përpjekjet për të blerë nga Athletic Bilbao, sulmuesin Nico Williams, i cili prej javësh është shprehur I hapur për një transferim në Barcelonë. Marrëveshja mes sulmuesit të kombëtares spanjolle dhe klubit katalanas është arritur, por ka ende shumë punë për të finalizuar marrëveshjen me klubin bask të Bilbaos, kjo për shkak të klauzolës së lartë të kartonit të sulmuesit, por edhe marrëdhënieve jo shumë të mira mes dy klubeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×