Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Mimiasit në fshatin Rroshnik në Berat. Ngjarja ka ndodhur në orë 20:30 minuta dhe makina është shkrumbuar plotëshisht.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar repartet zjarrëfikëse që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt masivit me pisha dhe parcelave me ullinj.
Sipas zjarrëfikësve, shkak për zjarrin në makinën tip Peugeot që ishte në pronësi të shtetasit Vangjel Bitri, banues në Berat, mund të ketë qenë një defekt në qarkun elektrik. Sipas zjarrëfikësve, Bitri kishte shkuar në parcelën që ka në pronësi në Mimias dhe mjeti mori flakë rreth 40 minuta pasi ishte fikur dhe parkuar në rrugën e Mimiasit.
()