Pas një sezoni të dështuar te Liverpool, Federico Chiesa duhet të gjejë një skuadër ku do të mund të luajë, për të fituar kështu edhe ftesën e trajnerit të ri të kombëtares, Gatusso.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, për sulmuesin e njohur, ka dy skenarë të mundshëm për një rikthim në Serie A.
Alternativa e parë është Napoli, me Antonio Conten që një afrim të tillë do e priste krahë-hapur.
Destinacion tjetër mund të jetë Milani. Gjithsesi, veprimi i kuqezinjve varet nga disa aspekte, përfshirë këtu edhe vendimin përfundimtar për Leaon.