Nuk ishte një debutim perfekt në krye të Realit, por Xabi Alonso u shfaq i qetë pas barazimit 1-1 kundër Al Hilal. Në sytë e tij është normale që ekipi të gabojë, kjo është mënyra e vetme për të mësuar më shpejt, për t’u përshtatur si duhet, e rëndësishme për të ishte reagimi i ekipit në fraksionin e dytë:
“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se sa e para, arritëm të rikuperonim më shpejt topin, morëm kontrollin e lojës. U shfaqëm më shpesh përpara portës, por ata zbritën poshtë dhe na i bënë gjërat më të vështira. Ky do të jetë një rrugëtim i lehtë, duhet të pranojmë aspektet pozitive dhe të mësojmë. Sigurisht do të duhet kohë, por duhet të gabojmë për të mësuar. Jam i lumtur me reagimin e ekipit në pjesën e dytë”, u shpreh Alonso në konferencë për shtyp.
Shumë i kënaqur u shfaq Simone Inzaghi pas sfidës kundër Real Madrid: “Zhvilluam një ndeshje të madhe, punuam mirë si skuadër kundër një rivali shumë të fortë. Ishte një kënaqësi të shihja djemtë duke sakrifikuar, madje mund të meritonim diçka më shumë nga ky takim. Duhet të kemi të njëjtën sjellje edhe në vijim, sigurisht Reali ishte një ndeshje speciale për ne, dhamë gjithçka në fushë duke e merituar këtë pikë me të gjithë forcat tona”, theksoi Inzaghi pas ndeshjes së tij të parë në krye të Al Hilal.
()