Anxhelo Abidini ishte i mituri që ishte larguar nga banesa e tij në rrethana misterioze qe nga data 2 prill.
Ishin prindërit e tij që kërkuan ndihmë në emisionin me “Zemer të Hapur”.
Nëna e tij në trasmetim live bëri apel dhe rrëfeu se cila ishte arsyeja që ata mendonin se Anxhelo mund të ishte larguar.
Të shumta ishin telefonatat live të deshmitarëve të cilët pohuan se e kishin parë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, pikërisht aty ku edhe u gjet sot në orët e pasdites në qytetin e Durrësit. Ka qenë policia e Durrësit ajo që ka gjetur Anxhelo Abidinin, i cili është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës së bashku me familjarët e tij.
Në emisionin me “Zemër të Hapur”, në News24 me autoren dhe moderatoren Evis Ahmetin, prindërit e tij rrëfyen se djali i tyre ka pasur një problem me policinë, sepse i riu është përfshire në një vjedhje në qytetin e Korçës së bashku me një 30-vjecar, i cili aktualisht është në burg.
Nëna e të miturit tregoi se Anxhelo në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte larguar edhe njëherë nga banesa për 5 ditë. Ajo tha se pasi ishte kthyer Anxhelo i kishte treguar që kishte qëndruar tek stolat e qytetit.
Sipas saj i mituri ishte përfshirë në një vjedhje të celularit së bashku me një 30-vjeçar dhe se me të ishte takuar rastësish ndërsa ishte duke luajtur futboll.
Gjatë rrëfimit të saj, nëna theksoi se i mituri ishte dënuar me shërbim prove nga Gjykata për aktin e kryer. Më tej ajo shtoi se Anxhelo mund të ketë frikë që të përballet me masat e dhëna nga policia dhe po i shmanget drejtësisë.Qeveria e re e Gjermanisë ka miratuar eksporte armësh me vlerë rreth 4,0 milionë euro për Izraelin, në pesë javët e para të mandatit të saj.
()