Goditi me thikë një 49-vjeçar, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi goditi me mjet prerës një 49-vjeçar.

Blutë  kanë sekuestruar  thikën në cilësinë e provës materiale.

I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×