Juve me “5 yje” në Botërorin e Klubeve, Tudor: Jam i lumtur, kemi ekip cilësor

Një Juventus me “5 yje” dhuroi spektakël ndaj Al Ain, me ekipin e Tudor që i bëri një nisje perfekte Botërorit për Klube. Sigurisht që ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është testi i vërtetë për një skuadër si “Zonja e Vjetër”, por bardhezinjtë shfaqën një futboll të kënaqshëm, një futboll ofensivë, ku mbi të gjithë spikati dyshja Conceicao-Kolo Muani.

11 minuta lojë i mjaftuan Kolo Muanit, me sulmuesin francez që u shërbye saktë në zonë nga Alberto Costa dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Dhjetë minuta më pas ishte Conceiçao që brenda në zonë, shmangu thuajse të gjithë prapavijën e Al Ain dhe me një goditje të fortë dyfishoi shifrat. “Zonja e Vjetër” nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 31-të ishte Yldiz që me një goditje të saktë nga distanca gjeti shtyllën pingule dhe më pas topin përfundoi në rrjetë duke trefishuar rezultatin. Në fundin e pjesës së parë kishte kohë edhe për një tjetër gol, me Kolo Muanin që kompletoi “dopietën” e tij personale.

Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me ndeshjen që u zhvillua me një drejtim, ku Conceicao realizoi golin e tij të dytë dhe të pestin për Juventus. Pas këtij momenti, ekipi i Tudor administroi me qetësi rezultatin, ulin marshin duke festuar me të drejtë për këtë rezultat dhe lojë pozitive.

I lumtur për lojën e prodhuar u shfaq edhe trajneri Igor Tudor: “Jam i lumtur, është një rezultat i bukur që na jep besim. E nisëm fort, por më pas në pjesën e dytë i thash djemve ta ulnin ritmin pasi bën shumë vapë. Ky është një rezultat i rëndësishëm pasi ky ekip ka cilësi, ka lojtarë interesant”, u shpreh Tudor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×