
Aktorja Ana Lika ka ndarë një histori të dhimbshme dhe shumë personale që lidhet me periudhën pas humbjes së nënës së saj. Teksa ishte eftuar në ‘Mam’ te Orinda Hutes, ajo tregoi për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie.
Ajo mori vendimin e vështirë për të ndërprerë gjidhënien, nga frika se mund të mos ishte e aftë si nënë. Ana tregoi se edhe partnerin e saj, Bjordin, e kishte pyetur nëse donte të qëndronte pranë saj, pasi nuk dëshironte t’i bëhej barrë askujt.
Pjese nga rrëfimi i saj:
“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë. Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë. E ndërpreva gjidhënien, sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë, vendosa të mos i jepja gji. Bjordit i thashë: nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë, sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt.”