Lajm bombë në NBA! Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më ikonike dhe të suksesshme të histories së koshit në NBA është gati të ndryshojë pronar pas 46 vitesh. Sipas asaj që raportojnë mediat nga përtej oqeanit, familja Buss, që e kontrollon skuadrën që nga viti 1979, ka arritur një marrëveshje për shitjen e paketës shumicë tek Mark Walter, CEO dhe drejtues i TWG Group, një kompani investimi që kishte tashmë një pjesë të vogël të aksioneve që nga viti 2021 dhe që ka investime të shumta në botën e sportit.
Shifra e shitjes, ende jo zyrtare, është marramendëse: rreth 10 miliardë dollarë – një shumë e jashtëzakonshme nëse krahasohet me shitjen e Boston Celtics, që u shitën për 6.1 miliardë vetëm tre muaj më parë. E sidomos nëse kujtojmë se kur Jerry Buss bleu Los Angeles Lakers nga Jack Kent Cooke 46 vjet më parë, pagoi “vetëm” 67.5 milionë dollarë.
Një lajm që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, me kalifornianët që do të ndryshojnë pronar pas më shumë se 4 dekadash. Një prej skuadrave më të suksesshme të histories në NBA pritet që tashmë ndryshojë kapitull nën drejtimin e Mark Walter i cili do të ketë sigurisht si objektiv të pare, rikthimin e Los Angeles Lakers tek titulli kampion.