Në Argjentinë janë të sigurt: historia midis Leandro Paredes dhe Romës është në fund. Mesfushori 30-vjeçar, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 me klubin kryeqytetas, ka vendosur të largohet nga Italia dhe Serie A, për t’u rikthyer në shtëpi.
Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, Paredes ka pranuar propozimin e bërë nga Boca Juniors.
Boca Juniors shihet si destinacioni i duhur për të vijuar karrierën dhe oferta si duket, ka qenë mjaft e kënaqshme. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje, të vlefshme deri më 31 dhjetor 2028.