Nga djegia e banesës te dërgimi i fëmijëve në jetimore, e moshuara rrëfen historinë e trishtë: Ma tërhoqën nipin zvarrë para syve, i dhunonin dhe…

Një rrëfim i dhimbshëm u trajtua këtë të martë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një gjyshe 68-vjeçare rrëfeu përballë publikut historinë dramatike të familjes së saj. Ajo jeton në kushte të mjerueshme në një shtëpi të djegur bashkë me bashkëshortin dhe 9 anëtarë të tjerë të familjes – dy djemtë e saj, nuset e tyre dhe fëmijët, të gjithë me probleme shëndetësore.

Djemtë dhe nuset, sipas saj, janë me aftësi të kufizuara – nuk flasin dhe nuk dëgjojnë – gjë që çoi në marrjen e fëmijëve nga institucionet shtetërore. Për t’i rikthyer nipërit dhe mbesat në shtëpi, u desh të përballej me një betejë të gjatë.

Gjyshja rrëfeu me lot në sy momentet e tmerrit që përjetuan fëmijët në jetimore. “Djalin e vogël e kanë tërhequr zvarrë. Roja e jetimores në Shkodër e ka dhunuar. Dëgjova të thërriste ‘o nënë, o nënë’, kur unë po largohesha. Ai ka ikur tre herë nga jetimorja, një herë e gjetën në Tropojë,” tregoi ajo.

Ajo akuzon se në jetimore janë kryer edhe veprime të turpshme mes fëmijëve e nga personeli, si dhe akte dhune. “Fëmija 8-vjeç është tërhequr si leckë në sytë e mi,” tha gjyshja e cila sot lufton për t’u siguruar strehë dhe dinjitet familjarëve të saj të pafajshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×