Deputetja e Partisë së Lirisë, e dalë nga listat e mbyllura të PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erisa Xhixho, e quan reformën në drejtësi të dështuar.
Duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian, Xhixho thotë se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve etj.
“Raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët.
Raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua”, thotë numri dy i Partisë së Lirisë duke shtuar se në të gjithë vendin janë mbi 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit.
“Dosje të vitit 2017 presin ende të merren në shqyrtim. Rreth një e treta e popullsisë preket direkt nga ky ngërç i sistemit”, shkruan Xhixho në një postim në rrjetin social facebook.
()