Rinumërimi i votave, Berisha: Vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Kjo kërkesë ka qenë e kandidatëve, PD do i mbështesë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve, të cilët po mbështeten nga PD, megjithëse kjo nuk është kërkesa kryesore e partisë.

Ai shtoi se Partia Demokratike fokusohet kryesisht te legjitimiteti i zgjedhjeve dhe se kamerat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur manipulime, për të cilat përdori edhe termin “treni bullgar”.

Berisha theksoi se vota, sipas PD-së, “ka vdekur pa hyrë në kuti” dhe se partia kërkon plotësimin e kërkesave të kandidatëve që kanë pretendime, duke mbështetur me forcë transparencën në proces.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve dhe ata janë mbështetur nga PD. Nuk është kërkesë primare e Partisë Demokratike. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve. Kamerat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur “trenin bullgar”, kanë zbuluar aktet më të shëmtuara që damkosin farsën elektorale. PD kërkon që të plotësohen kërkesat e kandidatëve tanë, që kanë pretendimet e tyre dhe ne mbështesim patjetër transparencën. Për PD, vota ka vdekur pa hyrë në kuti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×