Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”.
Sipas vendimit, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.
Po ashtu, është ngarkuar edhe vetë shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Banka Shqiptare e Zhvillimit ka në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:
V E N D O S I:
1.Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.
2.Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.
3.Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
4.Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
()