Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, akuzat që rëndojnë mbi ta

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela.

Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj, ngjarje e ndodhur 12 vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka ngritur akuzën për të paktën 2 vrasje ndaj Festim Qolit, “Vrasje me paramendim” dhe “Pjesëmarrje në grup strukturuar kriminal”, vepra këto të kryera në dëm të ish ortakut të tij Elvis Dedaj.

Qoli dhe Dedaj kishin një biznes të përbashkët, por kur Dedaj ka dashur të ndajë biznesin, Qoli ka financuar dhe urdhëruar vrasjen e tij

Talo Çela dhe Nuredin Dumani ishin grupi i kontraktuar për kryerjen e vrasjes.

Ndaj Qolit rëndon edhe akuza e vrasjes së Fatmira Dedaj, nëna e Elvis Dedaj e cila po hetonte për vrasjen e të birit.

Ajo u ekzekutua në mënyrë makabre në garazhin e një pallati në qytetin e Durrësit.

Fatmir Qoli momentalisht është në kërkim ndërkombëtar.

Talo Çela është në kërkim që në 2012 ku u krye edhe vrasja e Elvis Dedaj.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×