Dinamo ndërhyn në merkato. Klubi dinamovit ka nënshkruar me sulmuesin Hekuran Berisha, i cili vjen nga radhët e Dukagjinit.
Lajmi është bërë publik së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
Mirë se vjen Hekuran Berisha!
Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ai është 19 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërsulmuesit. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.
Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. Ai vlerësohet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Dinamo City.
Suksese Hekuran Berisha me fanellën blu!