Aktorja e “EastEnders” flet pa doreza: Pse i shmang burrat e moshës së saj

Aktorja britanike Tamzin Outhwaite, e njohur për publikun si Mel nga seriali “EastEnders”, ka rrëfyer hapur se ka ndryshuar mënyrën si e sheh dashurinë dhe veten. Sot, në moshën 54-vjeçare, ajo thotë se nuk ka interes të krijojë lidhje me burra bashkëmoshatarë dhe preferon më të rinjtë.

Në një intervistë për podcast-in “Second Act” të revistës HELLO, Tamzin u shpreh se prioriteti i saj aktual është miqësia dhe mirëqenia personale, jo domosdoshmërisht romanca. “Gjatë viteve kam mësuar të kem një lidhje dashurie me veten, jo me një burrë”, tha ajo.

Pas një marrëdhënieje gjashtëvjeçare me regjisorin Tom Child, 20 vjet më i ri se ajo, Tamzin është beqare, por nuk e përjashton mundësinë e një tjetër lidhjeje të ngjashme. Ajo tha se nuk ka pasur kurrë një partner të moshës së saj, e aq më pak më të madh në moshë.

“Ndihem si 30-vjeçare,” shpjegoi ajo, “dhe kur shoh dikë që më duket si 40, zakonisht rezulton se është më i ri se unë.”

Sipas saj, është e rrallë të gjesh burra në të pesëdhjetat që kujdesen për veten. “Ende nuk kam takuar asnjë të tillë,” tha me sinqeritet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×