
Reperja Cardi B nuk po kursen fjalët ndaj ish-partnerit dhe babait të fëmijëve të saj, Offset. Në këngën e saj më të fundit “Outside”, ajo lë të kuptohet për një romancë të re me yllin e NFL, Stefon Diggs, i cili aktualisht luan për New England Patriots.
Në tekstin e këngës, Cardi këndon me sinqeritet: “Lojtari i ekipit tënd të preferuar po më shkruan mesazh direkt”, duke ndezur zërat për lidhjen e re. Madje, ata tashmë nuk fshehin më afërsinë në rrjetet sociale.
Por drama nuk ndalet këtu. Në rrjetet sociale, Cardi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Offset, duke deklaruar se prej ndarjes ai nuk ka dhënë asnjë ndihmë financiare për fëmijët. Ajo shpalosi detaje se paguan vetë gjithçka, nga shkollat private luksoze, te shoferi dhe kuzhinieri personal, e deri te dadot dhe mësimet e specializuara.
“Një vit i tërë me faturat e fëmijëve vetëm për mua,” shkruan reperja. “Offset? Asnjë qindarkë.”
Madje, ajo tha se ai kërkon mbështetje bashkëshortore, ndërsa vetë ka përballuar çdo shpenzim pa asnjë ndihmë.