Indiana mposht Oklahoman, titulli në NBA do të vendoset në finalen e fundit

Titulli kampion i NBA për vitin 2025 do të vendoset në finalen e fundit, në ndeshjen e shtatë. Indiana Pacers fitoi 108-91 ndaj Oklahoma City Thunder në finalen e gjashtë play off, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy skuadrave.

Tashmë gjithçka për sa i përket ekipit kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillim-sezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë me meritë. Gjashtë basketbollistë të Pacers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Toppin me 20.

Për Oklahoma-n, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar. Ndeshja e shtatë do të luhet të hënën në shtëpinë e Oklahoma-s. Skuadra e Thunder do të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë për t’u shpallur kampion për herë të parë në historinë e NBA. Të njëjtën gjë kërkon edhe Indiana.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×