Personi që shihni në foto është Mondi Voga, lokali i të cilit u qëllua me 15 plumba në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Voga nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Voga është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2020 në automjet iu gjet një armë e tipit pistoletë, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.
Mondi Voga u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj, pasi ka qenë ish shofer i tij.