Merr drejtim e ardhmja e Pajazitit, mësohet ekipi i ri i lojtarit të kombëtares

Merr drejtim e ardhmja e Adrion Pajazitit. 22-vjeçari, pas periudhës së huazimit te Gorica, duket se ka gjetur skuadrën e re.  Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari i kombëtares kuqezi do të bashkohet me Hajduk Split.

Pajazitit i përfundon shumë shpejt kontrata me Fulham dhe do të kalojë te Hajduk Split si lojtar i lirë.

Transferimi te ky ekip do të jetë një mundësi e mirë për të treguar potencialin që ka. Vlen të theksojmë se ai ka luajtur 13 ndeshje te Shqipëria U21 dhe 2 ndeshje me Shqipërinë A.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×