Optimizëm te Vllaznia, në Shkodër janë të bindur se kalojnë turin

Pavarësisht gjithë “gjullurdisë” që u shkaktua për stadiumin mes klubit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, përqendrimi i skuadrës kuqeblu duket totalisht në fushën e lojës.

Stërvitjet e nënkampionëve të vendit kanë vijuar me ritmin e zakonshëm, ku përpara ekziston vetëm një objektiv për momentin dhe ai është kalimi i turit të parë të Conference League. Optimizmi dhe motivimi duket shumë i lartë në rradhët e stafit teknik dhe futbollistëve kuqeblu. Duke parë kundërshtari Daugavplis i turit të parë, një skuadër modeste nga Letonia e cila duket një ekip më se i kalueshëm nga ana e 9 herë kampionëve të vendit tonë.

Por, pa nënvlerësuar në asnjë moment kundërshtarin, pasi Vllaznia nuk ka eksperienca pozitive në sezonet e fundit. Ku është eliminuar nga Valuri i Islandës dhe Lindfield i Irlandës së Veriut, ekip që në letër ishin jofavorit në përballjet ndaj kuqebluve. Prandaj shkodranët duket se i kanë nxjerrë mësimet e duhura nga dështimet e së kaluarës dhe kësaj radhe “masat” do merren siç duhet.

Teksa po ashtu Vllaznia ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në rast kalimi të turit të parë, ku do jetë skuadra fituese që do dalë në përballjen Vikingur (Islandë) – Malisheva (Kosovë).


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×