Pesë finalistët në garë për çmimin e madh të “Ferma VIP 2”

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, do të transmetohet live finalja e spektaklit “Ferma VIP 2” në ekranet e Vizion Plus dhe Tring. Pas gati tre muajsh, pesë finalistë do të garojnë për çmimin e madh të këtij edicioni.

Finalistët janë Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea, të përzgjedhur përmes një kombinimi votash publike dhe sfidash gjatë spektaklit. Gjatë qëndrimit në fermë, ata u dalluan për karakterin dhe mënyrën se si përballuan sfidat e formatit.

“Ferma VIP 2” është një produksion i Vizion Plus që sjell ndërthurjen e jetës rurale me përvojat personale të konkurrentëve. Finalja e sotme do të përfshijë performanca të ndryshme dhe hapjen e televotimit nga publiku, i cili do të luajë rol vendimtar në përcaktimin e fituesit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×